Postimi i ambasadorit gjerman për Ali Pashë Tepelenën çmendë grekët


Një postim në ‘Twetter’ për Ali Pashë Tepelenèn që u bë nga ambasadori gjerman në Greqi Ernst Reichel ka ngritur reagime të forta nga grekët.

“Ali Pasha sundimtari i osmanëve i njohur si Luani i Janinës u përpoq të krijonte një shtet të pavarur në Epir. Ai dështoi dhe ai u ek*zekutua. Trupi i tij pa kokë u va*rros këtu. Në një histori tjetër ai kishte m*bytur 18 gra vendase sepse ato refuzuan të hyjnë në haremin e tij ” shkruante z. Rachel, i cili gjithashtu publikoi një foto nga zona ku ishte varr*osur Ali Pasha. Postimi i tij nuk kaloi pa u vënë re nga grekët, shumë nga ata pyesnin aq shumë për qëllimin e statusit të tij, duke e kritkuar ashpër ambasadorin. Ambasadori gjerman iu kundërpergjigj grekëve:

“Të dashur urr*ejtës, çfarë ju shqetëson këtu: Që unë po e simpatizoj Ali Pashën i cili u rebelua kundër osmanëve? Apo që nuk e simpatizoj atë Dhe çfarë ka të bëjë Ali Pasha me situatën e sotme”.