“Prindërit e mi ëndërronin të ktheheshin në Kosovë”: Dua Lipa flet për periudhën si refugjate


Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka folur për periudhën kur ajo ishte refugjate në Mbretërinë e Bashkuar. Artistja ka theksuar se prindërit e saj gjithmonë kanë ëndërruar të ktheheshin në Kosovë.

“Unë mendoj se një gjë që njerëzit nuk e kuptojnë, veçanërisht me situatën e refugjatëve për momentin, është se thjeshtë askush nuk largohet nga vendlindja, përveç nëse dëshiron të kujdeset për familjen e tyre ose janë në kohë krize” ka thënë ajo për revistën ‘W Magazine’. Ndërsa revista ‘W Magazine’ ka shkruar për prejardhjen e Dua Lipës duke thënë se artistja vjen nga një familje muzikantësh por gjuha e saj e parë është shqipja. “Ajo vjen nga një familje liberale e muzikantësh (babai i saj ishte këngëtar i grupit ODA një grup kosovar i muzikës ‘rock’) dhe akademikë (gjyshi i saj ishte një historian)dhe u rrit kryesisht në Londër por gjuha e saj e parë është shqipja dhe ajo është vajzë e refugjatëve” shkruan ‘W Magazine’. Tutje, ‘W Magazine’ ka theksuar se kur Dua Lipa ishte 11 vjeçare, Kosova kishte duruar një lu*ftë që rezultoi me mijëra v*dekje civile.