Pasi e quajti Grenellin “cowboy”, Kurti akuzon amerikanët se po përgatitin një marrëveshje të keqe

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, një ditë më herët e quajti emisarin special amerikan për dialogun Kosovë Serbi Richard Grenell “cowboy” ndërsa sot ka a*kuzuar amerikanët se po përgatitin një marrëveshje të keqe për Kosovën.

Kurti ka komentuar përsëri ftesën e amerikanëve ndaj Hotit dhe Vucicit për një takim me 2 shtatorë në Shtëpinë e Bardhë, ai ka vazhduar duke e sul*muar administratën amerikane duke thënë se po përgatitin një marrëveshje të keqe. Nëpërmjet një varg “cicërimash” në rrjetin social Twitter në internet të cilin ai rëndom e zgjedh me qëllim që fjalët e tij të arrijnë një audiencë ndërkombëtare Kurti ka thënë se është shqetësues njoftimi i Richard Grenellit emisar i posaçëm për Kosovën dhe Serbinë i presidentit amerikan Donald Trump “se më 2 shtator vetëm dy muaj para zgjedhjeve në SHBA do të zhvillohen negociata në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.