Je myslimane por shfaqesh me kryq në qafë: Arbenita iu jep përgjigje të gjithëve që e pyetën


Shpeshherë modelja, Arbenita Ismajli, është parë me aksesorë të ndryshëm e përfshirë aty, edhe me qafore që mbante kryqin.
Ndonëse njerëzit mbajne kryqin si simbol i përkatësisë së tyre fetare, nuk qëndron e njëjta edhe për modelen.

Duke parë që shumë njerëz kishin vërejtur këtë detaj dhe e kishin pyetur shpesh nëse modelja është katolike, ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj e sqaroi arsyen pse e mban.
Për të nuk ka më shumë domethënie se vetëm një detaj i lezetshëm si aksesor.

“Kam prej atyre që më komentojnë se pse vë qafore me kryq përderisa jam myslimane. Ajo për mua do të thotë thjesht qafore. Ndoshta nuk jam shembull i mirë, por jam krenare që jam myslimane dhe asgjë në tokë nuk mund ta ndryshoj këtë”, ka shkruar ajo në postimin e saj që ka ndarë.