Nëpër disa qytete sot do të protestohet kundër vendimit Komisioni rregullator për energjetik, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 7.4%. E para pro*testat i nisi Kumanova. Qindra qytetarë u grumbulluar përpara Komunës për të marshuar deri të ndërtesa e EVN-së. Marshi u shoqërua me brohoritma të shumta si, “Poshtë EVN-ja” dhe “Hajna”. Marshi përfundoi te objekti i EVN-së të cilin e kishin rrethuar forca të shumta policore. Nga OJQ “Zani” thonë se do të vazhdojnë me protesta deri sa nuk shfuqizohet vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Sot jemi mbledhur me po të njëjtin qëllim, me të njëjtën arsye, të protestojmë që KRRE menjëherë ta shfuqizojë vendimin për ngritjen e çmimit për 7.4% dhe të sjell vendim për uljen e çmimit deri në 46%, gjatë kohës së pandemisë. të kërkojmë dorëheqje të anëtarëve të këtij komisioni kriminel, që I shërben vetëm apetiteve të lartëve, të kastës mafioze dhe të grupeve të interesit. Të kërkojmë uljen e TVSH-së së rrymës nga 18% në 5%” u shpreh Bekon Limani nga OJQ “Zani”.