Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me ar*matim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore. Fotot janë publikuar prej mediave lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kër*cënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor.
Siç raporton edhe “Hurriyet“ kreu i bashkisë Mustafçova në rajonin e Ksanthit në Greqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave.
“Ndjehemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të ar*matosura të shihen nëpër fshat pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë shumë të shqetësuar” u shpreh ai.
Veprimi në fjalë nuk shihet krejtësisht i paqëllimte nga Ankaraja pasi duket sipas turqve se grekët janë duke kër*cënuar minoritetin turk në Greqi si një formë për të kompensuar tensionin në Egjeun Lindor. Rajoni i Ksanthit në Thrakinë Perëndimore në Greqi banohet kryesisht nga minoriteti turk dhe ai Pomak, të cilët i përkasin besimit mysliman. /abcnews