U kurua në Turqi? Pas shërimit nga Covid-19, rrëfehet Veliaj: Kam nxjerrë mësime nga kjo histori

Një ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi se ishte shëruar nga Covid-19 pas një trajtimi të gjatë që pas i*nfektimit.

Veliaj është rikthyer në zyrën e tij për të vazhduar punën tashmë. Gjatë një intervistimi nga gazetari Muhamed Veliu, në edicionin informativ të orës 15:00, Veliaj ndau detaje nga përballja e tij me pan*deminë. Teksa u shpreh se pati turbullim shikimi, si pasojë e prekjes nga koronavi*rusi, Veliaj shtoi: “Kam nxjerrë mësime nga kjo histori. Kalova shumë kohë në shtëpi duke lexuar, duke reflektuar për jetën.”

Kryebashkiaku u pyet sa i takon zërave që thanë se ai kishte shkuar në Turqi për kurim. Veliaj e ho*dhi poshtë pretendimin në fjalë duke thënë se u ka besuar bluzave të bardha shqiptare. “Nuk jam kuruar jashtë”, deklaroi Veliaj. Përsa i përket komenteve të shumta, që lindën me daljen e tij në publik pas shërimit nga Covid-19, lidhur me ndryshimin në pamje, Veliaj tha: “Kam tre javë e gjysmë në shtëpi”,duke sqaruar se i vetmi vend ku mund të dilte ishte ballkoni. Më tej Erion Veliaj u shpreh se po vijon puna për zbatimin e projekteve të bashkisë. “Po shikojmë mundësi për një amnisti tjetër për bizneset.”