Republika e Turqisë ka shënuar një rritje ekonomike prej 7,4% në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas raportit të Institutit të Statistikave Entit Turk (Turk Stat) theksohet se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i Turqisë gjatë tre muajve të parë të këtij viti dhe me çmimet aktuale ka arritur vlerën e 792,7 miliardë lirave (207,5 miliardë dollarë).
Sipas një grupi ekspertësh ekonomikë, pritet që ekonomia në Turqi gjatë tremujorit të parë të këtij viti të rritet me 6,9% në raport me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
PBB-ja e Turqisë vitin e kaluar arriti 3,1 trilionë lira (850,7 miliardë dollarë), ndërsa një vit më parë arriti 2,6 trilionë lira (860 miliardë dollarë).
Vitin e kaluar vlera mesatare e dollarit në raport me lirën ishte 3,64, ndërsa një vit më herët 3,03.
Në përputhje me planin afatmesëm, autoritetet turke kanë planifikuar një rritje ekonomike vjetore prej 5,5 % deri në vitin 2020.