Absurde! Statuja e Skënderbeut vendoset mbi kulmin e një ndërtese në Skënderaj

Mërgimtari nga Skënderaj, Ilir Seferi, edhe pse me vullnet të mirë dhe me një gjest patriotik ka vendosur statujën e Heroit Kombëtar Gjergj Katrioti- Skënderbeut mbi çatinë e një ndërtese në qytetin e Skënderajt.
S’pari kjo është fyerje për heroin kombëtar të vendoset mbi kulmin e një ndërtese shumëkatëshe! Thua nuk kishte vend në tokë për ta vendosur statujën e Skënderbeut?

Çka është më kryesorja kush e sheh statujën e Skënderbeut në atë lartësi të madhe?
Si duhet të bëhen homazhe apo të dërgohen lule?
Prandaj Skënderbeu duhet të zbritet në tokë. Askund në botë nuk mun të gjeni statuje mbi kulme të ndërtesave.
Nodshta Ilir Seferi ka ndonjë arsye të fortë?!