Në Postën e Maqedonisë prej sot deri të martën nuk do të mund të bëhen pagesa, ja shkaku


Nga sot nuk do të keni mundësi të paguani faturat dhe fletëpagesat në Postën e Maqedonisë për shkak të mbylljes së Eurostandard Bank.

Këtë e bëri të ditur Posta e Maqedonisë së Veriut përmes një postimi në rrjetin social Facebook ku informon klientët e saj se nuk do të jetë në funksion deri më datën 18 Gusht 2020 (e Martë).
Shkaku i mos funksionimit është falimentimi i Eurostandard Bankës.

Ja postimi i plotë: