Pendarovski do t’ia dorëzojë mandatin Zaevit për qeveri të re në mesditë në vilën Vodno


Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re drejtuesit të LSDM-së, Zoran Zaev. Dorëzimi është planifikuar për në ora 12 në mesditë në vilën Vodno.

“Zoran Zaev në emër të koalicionit ‘Mundemi’ i cili e ka fituar numrin më të madh të vendeve në Kuvend, e informoi presidentin Pendarovski për negociatat me më shumë parti për ta siguruar shumicën e nevojshme në Kuvend për zgjedhje të qeverisë”, kumtoi dje kabineti i Pendarovskit. Më parë gjatë ditës, LSDM konfirmoi se “po bëhen bisedime serioze për të formuar shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe koalicion qeverisës me një mandat të plotë katër vjeçar dhe të qëndrueshëm”.