Në muajin prill të këtij viti janë dhënë 249 leje për ndërtim, që është për 3,9 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin 6.214.781 mijë denarë, që është për 73,3 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Nga numri i tërësishëm i lejeve të dhëna për ndërtim 134 ose 53,8 për qind janë destinuar për objektet e ndërtimit të lartë, 44 ose 17,7 për qind për objekte të ndërtimit të ulët dhe 71 për qind ose 28,5 për qind për objektet për rikonstruim.
Prej gjithsej 249 objekteve, te 161 ose 64,7 për qind si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 88 ose 35,3 për qind objekte investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është parashikuar ndërtimi i 965 banesave, me sipërfaqe të tërësishme prej 62.340 m2.