Mirlind Morina është një nga emrat shqiptarë që ka depërtuar në botën e modës përtej oqeanit. Disa vite më parë, ai ishte pjesë e Javës së Modës në New York dhe ka pozuar për një varg kompanish të njohura. Por, Mirlindi tash e një kohë po përballet me një problem shëndetësor, paralizën faciale. Lajmin e ka bërë të ditur vetë modeli përmes një postimi në rrjete ku kërkon ndihmën e ndjekësve për t’iu nënshtruar operacionit në vlerë prej 65,000 dollarësh.
“Unë u transferova në New York në 2015 për të ndjekur ëndrrat e mia si model dhe aspirant për aktor. Unë punoja në restorante dhe gjithashtu firmosa një kontratë me një agjenci modelimi, ku më thanë në atë kohë që buzëqeshja ime ishte një nga pasuritë e mia më të forta. Shpesh njerëzit nuk e pranojnë se ka diçka “të gabuar” me fytyrën time, por është jashtëzakonisht zhgënjyese që nuk mund të buzëqesh plotësisht, dhe shprehjet e mia të fytyrës jo gjithmonë përputhen me emocionet e mia. Unë jam një djalë i lumtur, i ndjeshëm dhe kjo paralizë e papritur ka qenë absolutisht shkatërruese për mua personalisht dhe gjithashtu për karrierën time. Gjatë dy viteve, kur pashë shumë mjekë të ndryshëm për trajtim dhe terapi fizike, unë rifitova një pjesë të lëvizjeve.
Duke u përballur me realitetin zhgënjyes për të mos pasur shërim në sy për veten time dhe karrierën time, vendosa të eksploroj opsionet kirurgjikale. Kam kontaktuar doktor Babak Azizzadeh, një ekspert në procedurat komplekse të rindërtimit të nervit të fytyrës për të zbuluar nëse ka mundësi trajtimi për gjendjen time. Lajmi i mirë është se ka një operacion, por lajmi i keq është se kostoja e operacionit është 65,000 dollarë dhe unë absolutisht nuk mund ta përballoj atë. Fatkeqësisht, sigurimi nuk do të paguajë për operacionin. Unë kam paguar për gjithçka jashtë xhepit deri në këtë pikë dhe do të doja të isha në gjendje të mbuloja vetë koston e operacionit, megjithatë, thjesht nuk mundem” – shprehet Morina në postimin emocional të ndarë me ndjekësit në Instagram.
Kampanja tashmë është e hapur në GoFundMe dhe kushdo që ka mundësi mund të kontribuojë.