Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një va*ksine të mundshme për koronaviru*sin. Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vak*sinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.
“Këto doza va*ksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën. Tre va*ksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit. “Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vak*sina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër pas miratimit” tha Presidenti Trump. Masat e fundit të administrates së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një va*ksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.