Reagon polici F.I që sulmoi qytetarin tek “Rruga e plastikave”!


Pas publikimit në Pa Censurë të videos ku polici F.I sulmonte qytetarin B.A para shtëpisë së tij, ka reaguar polici F.I.

Lexo lajmin e plotë për ngjarjen këtu!

“Në videon që keni shfaqur ju, është vetëm pjesa ku unë sulmoj qytetarin B.A, por si ka ardhur deri tek sulmi është një histori tjetër. Qytetari që duket në video i sulmuar nga unë, më pare ka dhunuar vëllain tim, i cili ka shitoren afër shtëpisë së tij. Ndërsa unë vetëm i kam dale në mbrojte vëllait, ku për fat të keq eskaloi situata. Nuk kam dashur të ndodh diçka e tillë por ka konfliktet mes personit B.A dhe vëllait tim që një kohë të gjatë. E gjithë kjo ndodh për shkak të shitores që gjendet afër shtëpisë së personit në fjalë. Këtë problematikë duhet ta zgjidhin institucionet, për të mos eskaluar problemi deri këtu ku është momentalisht” – thotrë për Pa Censurë polici F.I

Deri tek konflikti ka ardhur si pasojë e problemit që personi B.A kishte, me shitoret nën shtëpinë e tij në “Rrugën e plastikave” ku edhe ishin konfliktuar me vëllaun e policit F.I, i cili arrin në vend ngjarje dhe sulmon brutalisht qytetarin B.A.

Ministria e Punëve të Brendshme policit F.I pas këtij gjesti i ka marrë armën zyrtare dhe municionin, si dhe i ka ngritur procedurë për shqyrtimin e përgjegjësisë disiplinore përpara Komisionit përgjegjës.

http://www.pacensure.com/2018/06/06/polici-dhunon-qytetarin-ne-rrugen-e-plasitkave-cfare-ndodh-me-pas-video-eksluzive/