Në fund të shtatorit, ose në fillim të tetorit mund të mbahet referendum për emrin, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Tv Telma. Sipas tij, kjo periudhe është e përshtatshme për të përfunduar të gjitha proceset deri në fund të vitit. Zaev tha se duhet të shikojmë përpara, me sy të pastër për një zgjidhje të drejtë dhe korrekte. Sipas tij nëse jemi të gjithë për NATO-s dhe BE-së, atëherë secili duhet të pozicionohet sipas pozitës që ka.
Gjatë intervistës Zaev u pyet nga një studente se çfarë nëse në referendum nuk kalon marrëveshja. Zaev për këtë tha se nuk dëshiron as të dëgjoj, pasi në atë mënyrë do të kthehej, siç tha radikalizmi dhe nacionalizmi.
Fillimi Lajme ZAEV I BINDUR, NË VJESHTË REFERENDUM, “NËSE REZULTATI DEL NEGATIV, KTHEHET NACIONALIZMI”
LAJMETE TJERAVENDI
ZAEV I BINDUR, NË VJESHTË REFERENDUM, “NËSE REZULTATI DEL NEGATIV, KTHEHET NACIONALIZMI”
11 June 2018 10:25 pm 459 0
Facebook Twitter
Në fund të shtatorit, ose në fillim të tetorit mund të mbahet referendum për emrin, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Tv Telma. Sipas tij, kjo periudhe është e përshtatshme për të përfunduar të gjitha proceset deri në fund të vitit. Zaev tha se duhet të shikojmë përpara, me sy të pastër për një zgjidhje të drejtë dhe korrekte. Sipas tij nëse jemi të gjithë për NATO-s dhe BE-së, atëherë secili duhet të pozicionohet sipas pozitës që ka.
Gjatë intervistës Zaev u pyet nga një studente se çfarë nëse në referendum nuk kalon marrëveshja. Zaev për këtë tha se nuk dëshiron as të dëgjoj, pasi në atë mënyrë do të kthehej, siç tha radikalizmi dhe nacionalizmi.
“Pyetje me vend. Me atë pyetje fle, me atë pyetje zgjohem. Sigurisht atë pyetje e kanë edhe qytetarët. Unë jam kryeministër i qeverisë. Një gjë e di, sigurisht do të kthehet frustrimi, radikalizmi, nacionalizmi, patriotizmi. Nuk na duhet. Ne ndërtojmë shoqëri qytetare, jemi shtet multietnik. Maqedonia ka perspektiva të sigurta vetëm si anëtare e BE-së dhe NATO-s. Atë as që dua ta mendoj. E pame se çfarë ndodhi me qeverinë e kaluar në vitin 2008, kur presidenti i Amerikës tha se Maqedonia së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë do t’i bashkohet Aleancës, por kjo nuk ndodhi”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.