Për një orë mblidhen 2 000 euro për punëtorin nga Tetova që shiti mjetet e punës për të shëruar vajzën!


Opinioni mbrëmë u njoftua për një punëtor krahu i cili kishte shitur sharrën e tij, me të cilën punonte që të ruajë familjen, për të shëruar vajzën. Me iniciativë të aktivistit Arianit Xhaferi, për vetëm për një orë janë mbledhur 1.500 eurot e nevojshme t’i blehet sharrë e re në vlerë 1.500 euro.
Xhaferi njoftoi se brenda një ore janë paraqitur njerëz humanë të cilët kanë premtuar se do të donojnë mjete në shumë prej 1.950 eurove. Teprica do të përdoret për pagesën e qirasë së banesës së kësaj familje sociale.

“Për vetëm një orë janë premtuar (akoma pa realizuar) 1950 euro.
JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE PËR KONTRIBUTIN TUAJ! ZOTI UA SHPËRBLEFTË! Pejgamberi Muhamed (pqmt) ka thënë:
“Ai që ia largon besimtarit një brengë të kësaj bote, Allahu do t’ia largojë një brengë të Ditës së Kiametit. Kurse kush ia lehtëson ndonjë vështirësi atij që ka, Allahu do t’ia lehtësojë në këtë botë dhe në të amshueshmen.”

Nesër inshallah, do i realizojmë premtimet tuaja, dhe pasnesër ja sigurojmë punëtorit sharrën e tij! Mjetet tjera do shfrytëzohen për t’i larë borxhet e qerasë së banesës.
Të gjithë ju që s’mundët të kyçeni në këtë inicativë, do kemi raste të tjera ku do mund të jepni kontributin tuaj.
Zoti ju bekoftë!”, ka njoftuar Xhaferi.