Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vend që nga fillimi i epi*demisë është 11.839, numri i paci*entëve të shëruar është 7.664, i të vde*kurve është 527, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 3.648. Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë në kryeqytet, 1.335, ndërsa vetëm në Pehçevë nuk ka asnjë rast të vetëm.
Pas Shkupit, sipas numrit të rasteve aktive janë Shtipi me 400, Gostivar me 326 Kumanova me 276 Struga me 195 Tetova me 190 Dibra me 127. Statistikat e djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) kanë regjistruar 85 raste të reja me Kovid-19 nga gjithsej 1.188 teste të bëra. Janë shëruar 42 p*acientë, ndërsa kanë vd*ekur katër persona. Në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë, dr. Stojanov ka thënë se punonjësit mjekësor janë të lodhur, por nuk është çështja nëse ata do të durojnë, por edhe nëse sistemi i përgjithshëm shëndetësor financiarisht do të mund të durojë “ngar*kesën”.