Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Irina Sotirova Buhova ka publikuar se prej sot është në vetizol*im 14 ditor, pasi ka kontaktuar me anëtar të familjes pozitiv në Kovid-19. Në kumtesën e publikuar në ueb faqen e ISHSSH-së, Buhova thekson se testi i parë ka treguar se është negativ, por që mbetet në shtëpi pas rekomandimit epidemiologjik.
“Me rekomandim të epidemiologëve, unë jam në vetiz*olim dhe do të jem 14 ditë. Kam pasur kontakt me person pozitiv, anëtar i familjes time më të ngushtë. Ndjehem mirë, nuk kam kurrfarë simptoma. Testi i parë tregoi se jam negativ, por pas rekomandimit epidemiologjik do të mbetem në shtëpi. Gjithë periudhën e funksionimit të kri*zës së koronës, apsolutisht i kam respektuar gjitha protokollet maskë, dezinfektim si dhe distancë fizike” theksohet në kumtesën e publikuar në faqen e ISHSSH-së