Është zhdu*kur të enjten pasdite 51 vjeçari Spase Dimovski nga Velesi, të cilin e morën ujërat e rrëmbyeshme të shiut. Edhe pse po kalon dita e tretë e zhdu*kjes, ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.
Familjarët ankohen për neglizhencë të institucioneve përkatëse. Sipas MPB-së, Ai është zhdukur të enjten rreth orës 14 e 47 minuta në fshatin Belleshtevicë, deri sa me traktor ka ndihmuar për nxjerrjen e një veture ku ka qenë ekipi i EVN-së. Uji i ardhur ka marë edhe Dimovskin edhe veturën e EVN-së.
“Çdo herë kur u nevojiten EVN-së e thirrnin edhe verës edhe dimrit. Tani nuk janë paraqitur as të pyesin fare”, janë ankuar familjarët, duke theksuar se janë duke e kërkuar vetëm me disa shokë, dhe se policia nuk po tregon interes. /Gazeta Lajm