Izetbegoviq: Nëse Serbia e njeh Kosovën, do të hapet oreksi për BeH

Lideri i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetar i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk beson se do të ketë një lider midis serbëve që do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës dhe nëse kjo ndodh, ai thotë se me këtë do të hapej oreksi për BeH-në, duke shtuar se “do të ketë shumë zhurmë, nga e cilat nuk do të ketë asgjë”.

“Nuk besoj se do të ketë një lider midis serbëve që do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës. Nëse kjo ndodh, do të hapen orekset për BeH-në, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë”, deklaroi Izetbegoviq për Radio Sarajevo.

Sipas tij, do të ketë shumë biseda dhe zhurmë, të cilat do të zvogëlohen me kalimin e kohës dhe nga të cilat nuk do të ketë asgjë “sepse edhe në Kosovë edhe në BeH, pala serbe dhe ushtria serbe kanë kryer krime dhe spastrim etnik, ndërsa ajo palë me “Marrëveshjen e Dejtonit fitoi tepër në BeH”.

“E gjithë kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në konflikte të reja dhe në një skenar që sigurisht nuk do t’i nevojitet askujt, veçanërisht jo serbëve të Bosnjës. “Gjenocidi nuk mundet dhe nuk do të shpërblehet me pavarësi (të Republikës Srpska) me çdo kusht”, vlerësoi ai.

Izetbegoviq tha se serbët e Bosnjës kanë një identitet kompleks, ata e duan Serbinë dhe Beogradin, por nuk duhet për shkak të kësaj të mos e duan BeH-në, Sarajevën, vendet ku kanë lindur, fqinjët e tyre.

“Serbët e Bosnjës, kroatët, boshnjakët kanë bazë të njëjtë gjenetike, me shekuj jetojnë së bashku dhe realisht nuk mund të jenë më afër njerëzve në anën tjetër të kufirit, të cilët as nuk i njohin. Kjo situatë e shkaktuar nga luf*tërat nuk është normale, është skizofrenike dhe e përkohshme”, tha Bakir Izetbegoviq.