Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është shëruar nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Të nderuar, shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kujtojmë se, Krasniqi më 23 korrik kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.