3609 raste aktive me Covid-19, synohet dyfishimi i vaksi*nimit kundër gri*pit sezonal


Disa ditë pasi shifrat e rasteve ditore me Covid-19 kishin shënuar rënie, gjatë ditës së djeshme numrat përsëri kanë shënuar ngritje. Nga 1828 teste, pozitiv kanë rezultuar 200 persona.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup-65 Kumanovë 14, Shtip 21 Tetovë 12 Veles 12 Gostivar 14 dhe në shumë qytete të tjera ka më pak së 10 të inf*ektuar. Jetën e kanë humbur katër persona, një 70 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Gostivari një 51 vjeçar nga Kumanova dhe një 66 vjeçar nga Makedonski Brodi. Dy pacientë kanë vdekur në spital kurse dy në kushte jashtëspitalo*re. Gjatë ditës së djeshme shumë i ulët është numri i pacien*tëve të shëruar edhe atë vetëm 15. Në vend deri tani janë bërë gjithsej 113 mijë e 619 teste prej të cilave gjithsej janë detektuar 11 754 raste. Aktualisht në vend janë 3609 raste aktive.