Mësohet se sa do të kushtojë një va*ksinë kundër Covid-19


Kompania bioteknologjike amerikane, Moderna, ka njoftuar se është në bisedime me disa shtete për furnizimin me vak*sinën eksperimentale kundër koronavir*usit të ri SARS-CoV-2 që shkakton sëmu*ndjen Covid-19 duke shtuar se tanimë ka pranuar rreth 400 milionë dollarë amerikanë për furnizimin e mundshëm. Çmimi i vak*sinës së mundshme të Moderna është caktuar 32 $ – 37 $ për dozë për marrëveshje me vëllim të ultë.

Kandidati i kësaj kompanie është një prej të paktëve që është në fazën e fundit të testimit. Teksa prodhuesit farmaceutik po garojnë të zhvillojnë një va*ksinë të sigurt dhe efektive kundër pan*demisë që ka marrë më shumë se 700 mijë jetë në gjithë botën.