Kosovari vjedh një shishe ujë 85 centëshe në Zvicër, gjobitet me 500 franga


Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga ndërsa shishja e vjedhur ka kushtuar 85 centë. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga.Në një vend si Zvicra, ku uji i rubinetit është i pijshëm, pirja e ujit mineral në vetvete është e veçantë. Është madje thjesht e pakuptueshme që dikush mund të kryejë një delikt për të shuar etjen në këtë mënyrë.Por, një 29-vjeçar nga Kosova duket se ishte aq i etur në mbrëmjen “kritike” sa që nuk mund të merrte në konsideratë zakonet vendore, shkruan zsz.ch.

Ai u fut në një ndërtesë apartamentesh në Au, zbriti në bodrum dhe i mori goxha kohë “puna” për të thyer një copë dërrase aty, transmeton albinfo.ch. Hapja e krijuar në këtë mënyrë, i mundësoi të fuste dorën, dhe të merrte një shishe uji mineral prej 1.5 litrash (që në shitje të lirë kushton 85 centë/rapi).Sipas fletarrestit, ai ka pirë disa gllënjka me ujë dhe më pas është larguar nga vendi.Një vepër vërtet e vogël por që prodhon disa pasoja. Se si është arrestuar kryesi nuk është shpjeguar më hollësisht në urdhrin e ndëshkimit. Por, ajo që është e qartë, megjithatë, është se ai do të dënohej për shkaktim dëmesh të lehta pasurore dhe vjedhje të vogla.

Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga, një shumë kjo e madhe në krahasim me vjedhjen e shishes prej 85 centësh, përcjell albinfo.ch. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga. Ai aktualisht ndodhet në burgun e Meilenit. Por jo për shkak të deliktit me shishen e ujit. Ndaj tij pritet të ketë proces për një vepër tjetër.