LSM: Vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i nxituar


Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) vlerëson se vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike është i nxituar dhe rritja do të bjerë në ngarkesë të qytetarëve.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk është organizatë që rregullon çmimet e disa shërbimeve ose produkteve të caktuara, por vlerëson se me vendimi i Komisionit Rregullator për rritjen e energjisë elektrike me 7.4 për qind, në krizë shëndetësore mund të kthehet lehtë në krizë ekonomike. Nëse rritja e përshpejtuar e çmimit të energjisë elektrike nuk tërhiqet, është e nevojshme të rriten të gjitha pagat dhe pensionet, në lartësinë e shumës së rritur të shpenzimeve të jetesës ose me të paktën 7.4 për qind, vetëm për të përmbushur konsumin mesatar të energjisë elektrike që një familja do të kushtonte shpenzim shtesë të pagës, pensionit ose të ardhurave të tjera”, thonë nga LSM.

Analizat e përgatitura në bazë të shportës minimale sindikale, siç njoftohet, do të dorëzohen në Këshillin Ekonomik dhe Social, në mënyrë që të mundësohet rritja e pagave, nëse nuk hiqet dorë nga rritja e energjisë elektrike.

“LSM nuk dëshiron që qytetarët tanë, të cilët nuk do të jenë në gjendje të paguajnë faturat e rritura të energjisë elektrike, të bëhen shënjestër për përmbarim nga përmbaruesi dhe për këtë arsye theksojmë edhe një herë që Komisioni Rregullator duhet të rishqyrtojë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, thonë nga LSM.