Në organizim të grupit të tifozëve “Sokolat”, të klubit të futbollit “Korab”, të përkrahur edhe nga organizata tjera qytetare, pasdite në Dibër është mbajtur protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.
Numër i madh i dibranëve janë tubuar para pikëpagesës së EVN-së, që gjendet në qendër të qytetit.
Para të tubuarve, përfaqësuesi i organizatorëve, Ardit Fetahu lexoi katër kërkesa, mes të cilave edhe kërksa që të anulohet vendimi i Komisionit rregullator për shtrenjtimin e e çmimit të energjisë elektrike.
“Kërkojmë të shfuqizohet monopoli i shërbimeve të EVN-së dhe të të përmirësohet sjellja e tyre jokorrekte ndaj konsumatorëve dhe gjithsesi të shpërndahet Komisioni rregullator, trup që u shërben interesave të grupeve afarsite dhe korporatave në dëm të gjendjes shumë të vështirë të qytetarëve”, tha Fetahu.
Kërkesa e katërt ishte të formohet trup i pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve, që të kontrollohet cilësia e shërbimeve energjetike.