Sot për herë të parë u takuan Zaev-Ahmeti! A u përmend Kryeministri Shqiptar?!


Në emisionin “10Minuta” në TV21, zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani bëri të ditur se sot për herë të parë janë takuar kryetarët e dy partive BDI-së, Ali Ahmeti dhe LSDM-së, Zoran Zaev.
Osmani në “10Minuta” tha se takimi ka qenë konstruktiv dhe se takimi është shpresëdhënës.

“E vërteta është se sot ka pasur takime, mes zotëri Ahmetit dhe kryetarit të LSDM-së. Takimi ka qenë konstruktiv. Është biseduar edhe zyrtarisht edhe formalisht për mundësinë për një koalicion të përbashkët. Takimi është shpresëdhënës në aspekt të një epilogu të suksesshëm, por jo edhe determinues për një epilog të suksesshëm për shkak se do të duhet të ketë edhe takime shtesë për të qartësuar pozicionet e ndërsjella të dy partive politike për të arritur një koalicion”, tha Osmani.