Virusi COVID-19 i cili ka prekur pothuajse gjithë botën, është i padukshëm për syrin e njeriut.
Një ekip i udhëhequr nga Andrea Thorn nga Universiteti i Wurzburgut hetoi strukturat e virusit SARS-CoV-2.
“Ajo që është më e habitshme nga këndvështrimi im është se virusi nuk është simetrik dhe i rrumbullakët, por i adaptueshëm”, tha Thorn për n-tv.de.
Thorn fillimisht supozoi se SARS-CoV-2 ishte i rrumbullakët, siç është rasti me shumë viruse të tjera, por doli që sipërfaqja e tij ishte e parregullt dhe se vazhdimisht ndryshon “si një fluskë sapuni”.
Anëtarët e ekipit hulumtues me shaka e quajtën atë një “patate”. Ata gjithashtu zbuluan se madhësia e virusit mund të ndryshojë.