Sivjet va*ksinat për gripin sezonal pritet të jepen falas për kategoritë më të rre*zikuara shëndetësore. Rrëshqitja drejt valës së re të pand*emisë ka bërë që sistemi shëndetësor të ndezë alarmin në parandalimin nga më e keqja. Nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup thonë se aktualisht vak*sina për gripin e ri sezonal është në fazë përgatitore dhe deri në vjeshtë synojnë të sigurojnë të njëjtën, raporton Alsat. “Këtë vit, Ministria bën përpjekje që vak*sinat të jenë pa pagesë për personat mbi 65 vjet pa kushtëzime. Të sëmu*rët me së*mundje kronike, gratë shtatzëna të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeçe dhe të gjithë të punësuarit në sistemin shëndetësor” pohoi Aleksandar Stojanov Drejtor i Qendrës për Shëndet Publik.
Në përjashtim të këtyre kategorive, çmimi i një vak*sine të tillë do të kushtoj 600 denarë për njësi. Në pritje të zbulimit të va*ksinës së re anti-covid nga e gjithë bota, mantelbardhët tanë kanë vendosur që imunitetin e popullsisë këtu ta përforcojnë me vak*sinën e gri*pit sezonal. Mobilizimi pritet të bëhet edhe në decentralizimin e laboratorëve në secilin qytet për testet e vi*rusit korona. “Edhe Qendrat për Shëndet Publik duhet të pajisen me laboratorë adekuat për të testuar sa më tepër dhe të japin rezultate të shpejta.