Ministria e Shëndetësisë njofton se nga gjithsej 1507 testime të realizuara brenda 24 orëve të fundit 88 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkup 23 Kumanovë 8 Dibër 2 Shtip 10 Prilep 3 Tetovë 2 Strugë 11 Veles 2 Manastir 3 Ohër 8 Kavadar 1 Gostivar 4 Strumicë 1 Makedonski Brod 4 Vinicë 2 Shën Nikollë 2 Kërçovë 2.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 113 pacientë të shëruar nga Covid-19. Brenda 24 orëve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 6 pacientë me Covid-19. Vik*timat janë nga Shkupi-2 Gostivari Tetova Kumanova dhe Shtipi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 11289 prej të cilëve 7222 janë shëruar kurse 511 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë për momentin është 3557. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë realizuar gjithsej 108.384 testime.