Raporti javor: Vazhdon trendi i uljes së rasteve të reja dhe vde*kjeve nga COVID-19 në Maqedoni


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se e ka publikuar raportin javor (27 korrik – 2 gusht) për gjendjen me coronavirus*in në vend. Nga MSH thonë se në raport vërehet ulje e trendit të rasteve të reja dhe vd*ekjeve nga COVID-19, si dhe rritje e personave të shëruar nga kjo sëm*undje. MSH informon se faktori RO i transmetimit të vi*rusit tregon trend pozitiv të uljes, i cili është 0.9, ndërsa në vazhdimësi gati një muaj është rreth 1.

“Vazhdon edhe trendi i uljes së numrit të rasteve të reja dhe vd*ekjeve, ndërsa vërehet rritje e ndjeshme e personave të shëruar, në krahasim me javën paraprake. Instituti për Shëndet Publik informon se në këtë javë janë bërë gjithsej 9.709 testime (146 më shumë se në periudhën 20-26 korrik) dhe janë regjistruar 912 raste pozitive me COVID-19, që është për 4.6 përqind më pak në krahasim me një javë më parë”.