Një shpë*rthim i fuqi*shëm e ka go*ditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga sh*përthimi janë v*rarë të paktën 50 njerëz, dhe kanë mbetur të pl*agosur më shumë se 2.700 të tjerë. Shkaku i shpë*rthimit nuk është ende i qartë. Reagime të shumta kanë ardhur pas kësaj t*ragjedie. Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se ata që janë përgjegjës për sh*përthimin në një depo “të rr*ezikshme” në zonën e portit të Bejrutit do të “paguajnë çmimin”. “Unë ju premtoj se kjo ka*tastrofë nuk do të kalojë pa u gjetur përgjegjësit. Ata do të paguajnë çmimin”, tha ai në një fjalim televiziv. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq u tha gazetarëve se nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaku dhe se nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë d*ëmtim të ndonjë personelit të OKBsë.
Departamenti i Mbrojtjes në SHBA tha se “jemi të vetëdijshëm për shp*ërthimin dhe jemi të shqetë*suar për vikt*imat e mundshme për shkak të një shpërt*himi kaq masiv”. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, shprehu ngushëllime për vik*timat. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter ajo tha se “mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Libanit”. Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas inci*dentit. Komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, tha se BEja u ofron mbështetje popullit dhe autoriteteve të Libanit.