Këngëtari kosovar Ramadan Krasniqi duket se i takon grupit të skeptikëve që nuk besojnë se koronavirusi ekziston.
Krasniqi thotë se numri i vdekjeve përpara ka qenë më i madh nga sëmundjet tjera.
Grip ka pasë çdo herë. Duke i respektuar shumë institucionet shëndetësore, mirëpo vdiq ai, vdiq ky – po thojnë se ka plot sëmundje e në kuadër të tyre edhe koronavirusi. Kjo për mua nuk është e pranueshme aspak. Shpresoj të jem gabim, por s’besoj që jam. Unë s’besoj për veti. Ndoshta më shajnë 100 mijë. Mund të thonë se ky qenka viç, qenka lopë, debill, por njerëzit vdesin”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Madje, ai thotë se pasi doli nga spitali, vazhdoi të argëtohet me shokë.
“Shkova me i vendosë dy stenta, jo është sëmurë prej COVID-19. Unë? Të shtunën u ktheva, të dielën dola më shokë dhe çdo ditë tjetër. Pse more? Më falni! A i keni kryer punët tuaja që me u marrë me atë? Çka është ai COVID?”,tha tutje ai.