Në Klubi e Deputetëve ka nisur takimi mes përfaqësuesve të LSDM-së dhe PDSH-së si rrjedhojë e bisedimeve për formimin e qeverisë së re. Në takim marrin pjesë kreu i LSDM-së Zoran Zaev, sekretari gjeneral i LSDM-së Lupço Nikollovski, nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska, kreu i PDSH-së Menduh Thaçi si dhe Azem Sadiki dhe Sali Ajdini nga PDSH.