KRRE: Ulet çmimi i dizelit, rritet çmimi i benzinës


Komisioni Rregullator i Energjetikës ka bërë të ditur se nga mesnata çmimi i benzinës do të rritet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit do të ulet për gjysmë denari. Çmimi i vajit ekstra të lehtë gjithashtu ulet për një denarë.

Çmimet e reja: EUROSUPER BS-95 do të shitet pët 60 denarë / litër, dhe EUROSUPER BS-98 do të shitet për 62 denarë për litër. Çmimi i dizelit do të shitet për 52.50 denarë për litër, dhe vaji ekstra i lehtë do të shitet me pmim prej 52 denarëve për litër.