Numri i infeksioneve të konfirmuara koronavirus në Poloni u rrit me 680 që nga dita e djeshme, sërish një rekord ditor që nga shpërthimi i epidemisë dhe arriti në 48 149, tha sot Ministria polake e Shëndetësisë.
Gjashtë njerëz të tjerë kanë vde*kur duke e çuar numrin e vik*timave në 1 738. Ministria gjithashtu raportoi se 1 859 persona të dyshuar për infeksion me koronavirus janë shtruar në spital, 98 875 janë nën karantinë dhe 8 499 janë nën mbikëqyrjen sanitaro-epidemiologjike.
Deri tani, 35 056 persona janë shëruar. Rasti i parë i infeksionit me koronavirus në Poloni u raportua më 4 mars.