Qindra të rinj nga e gjithë Maqedonia zbaviten në plazhet në Gradishte të Ohrit, pa i respektuar masat për mbajtjen e maskave dhe distancën e nevojshme sociale. Kjo mund të shihet në incizimet e publikuara në rrjetet sociale. Nga MPB thonë se mosrespektimi i masave gjobitet.
MPB/“Sa i takon masave dhe protokolleve për covid-19, policia edhe dënon, kurse për operatorët ekonomikë dhe objektet gastronomike vazhdojnë kontrollet e përbashkëta me inspektoratin shtetëror të tregut dhe DAP-in. Ne jemi të orientuar të veprojmë në mënyrë parandaluese, kontrollojmë dhe dënojmë në vazhdimësi”
Nga Inspektorati i tregut në Ohër përgatisin padi penale kundër pronarëve të objekteve në Gradishte. Thonë se në hapësirë të vogël kanë takuar shumë njerëz.
“Për shkak të mosrespektimit të masave kundër Korona virusit, është konstatuar mosrespektimi i mbajtjes së distancës, mosrespektim i protokollit për shërbimin e mysafirëve me uljen, janë konstatuar shkelje te objektet në Gradishte në plazhet 2 dhe 3 dhe përgatitet material për ngritjen e padive penale kundër personave juridik”- deklaroi Cvetko Risteski, Inspektorati i tregut- Ohër-
Janë ngritur edhe 12 kallëzime kundërvajtëse në Ohër dhe pesë në Strugë kundër objekteve hotelerike dhe lokaleve të tjera që nuk i kanë respektuar protokollet. Në 24 orët e kaluara policia ka shqiptuar 170 gjoba për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në rajonin e SPB-Ohër nëpunësit policorë kanë konstatuar 170 shkelje për mosmbajtjen e maskave edhe atë 90 në Ohër, 46 në Strugë. Pjesa më e madhe janë për mosmbajtjen e maskave në plazh./Miki Trajkoski