Numri i personave të infektuar të rinj nga Kovid-19 ka rënë nën 10 për qind. Sipas buletinit të fundit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga 1.621 testet e bëra janë regjistruar 138 raste të reja të Kovid-19 ose rreth 8,5 për qind, prej tyre më shumë janë në Shkup – 47 të rinj të infektuar.
Sipas qyteteve vijojnë Kumanovë-17, Dibër -10, Shtip- 16, Prilep- 2, Tetovë – 2, Veles-5, manastir-5, Ohër-2, kavadar-1, Gostivar-10, Kriva Pallankë-1, Koçan-5, Probishtip -1, Demir Hisar-1, makedonski Brod-6, Vinicë-2, Kratovë-1, Kërçovë – 3, Resnje-1.
Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 144 pacientë të shëruar nga: Shkupi-105, Shtip- 9, Prilep- 2, Tetovë- 4, Veles- 4, Manastir-5, Gostivar-1, Koçan-4, Probishtip-1, Demir Hisar-2., Berovë-1, Kërçovë-7, Resnje-2.
Kanë vdekur shtatë persona, dy pacientë nga Shkupi (64 dhe 67 vjeç) dhe pacient nga Makedonski Brod (53 vjeç), një paciente nga Kërçova (41 vjeçe), një pacient nga Manastiri (27 vjeç), pacient nga Dibra (78 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (64 vjeç). Gjashtë pacientë kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa një jashtë spitalit.
Në vend për momentin aktivë janë gjithsej 3.700 rate të Kovid-19, prej tyre më shumë raste janë regjistruar gjithashtu në Shkup 1.426, nga të cilët raste aktive nëpër komuna më shumë ka në Çair – 168, Aerodrom- 161 dhe Kisela Vodë-158.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë nga fillimi i pandemisë arrin 10.891, numri i pacientëve të shëruar 6698 dhe i të vdekurve 493.
Duke marrë parasysh numrin e rritur të vizitorëve në vendet turistike në shtet, Ministria e Shëndetësisë përmes kumtesës apelon që të respektohen protokollet e miratuara nga Komisioni për sëmundje infektive, të cilat kanë të bëjnë me punën e pishinave dhe plazheve gjatë pandemisë me Kovid-19, si nga ana e vizitorëve, ashtu edhe nga ana e të punësuarve.
Rekomandimet, siç thuhet, përfshijnë rregulla të sjelljes në plazhe, të cilat kanë të bëjnë me të gjithë personat e punësuar dhe vizitorëve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale në fytyrë, e cila i mbulon pjesën e hundës dhe gojës, vende të qasshme dhe të dukshme për mjete për dezinfektim të duarve, distancë fizike prej 1,5 deri 2 metra, përfshirë edhe gjatë qëndrimit në ujë, si dhe kufizimin e numrin e vizitorëve në plazh, në pajtim me madhësinë e sipërfaqes, respektivisht maksimum 15 vizitorë në 100 m² neto sipërfaqe.
Në pajtim me protokollin për punë në plazhe, gjatë pandemisë me Kovid-19, përveç respektimit të obliguar të masave themelore parandaluese: mbajtja e mbrojtjes personale të fytyrës, mbajtja e distancës fizike prej 2 metrave, larje e shpeshtë e duarve me ujë dhe sapun, ose me mjete për dezinfektim, parashikohet edhe pastrim i rregullt dhe dezinfektim i rrethinës së plazheve dhe informim i saktë dhe i dukshëm i vizitorëve me material informativo-edukativ, lidhur me respektimin e masave themelore parandaluese dhe mënyren e sjelljes, dhe informim tonik për respektim të rekomandimeve”, potencojnë nga Ministria.
Në plazhe, siç thuhet, është e obligueshme që mes çadrave të vendosura të sigurohet distancë minimale prej katër metrave, ndërsa distancë prej 1,5 deri 2 metra mes shazlloneve të vendosura nën çadrat fqinje. Shazllonet në mënyrë të obliguar të dezinfektohen para dhe pas përdorimit të çdo vizitori, ndërsa çdo person në mënyrë të obliguar të vendos peshqir në shazllonin para se ta përdorë.
Ndalohen sportet në grupe (si volejboll në plazh), dhe është i obliguar përcaktimi i personave, të cilët do ta kontrollojnë numrin e vizitorëve dhe zbatimin e masave. Për shfrytëzimin e shërbimeve hotelierike rekomandohet respektimi i protokollit për veprimtari në hotelierinë në kushte të pandemisë me Kovid-19.
Lidhur me punën dhe funksionimin e pishinave, në protokollin për punë të pishinave në kohë të pandemisë me Kovid-19, krahas respektimit të masave themelore parandaluese për mbrojtje personale, u konfirmua që para sporteleve për shitje të biletave, të shënohet distancë (vend për pritje) prej 1,5 deri 2 metra, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.