Nuk i zë spitali, pacientët me Covid-19 do të trajtohen edhe në repartin e Gjinekologjisë

Një pjesë e objektit të Gjinekologjisë, do të shfrytëzohet për pacientët me covid-19.
E kjo gjë i ka shqetësuar gratë që janë të shtrira në këtë klinikë.
Por, njëri nga doktorët thotë për T7 se hyrjet nuk janë të njejta. Të shtrira në gjinekologji janë 260 gra.
Reparti i Operativës është vë në dispozicion të pacientëve të dyshuar me Covid-19, gratë kanë ankesa.

Përmes kësaj dere që është në pjesën prapa të objektit të Gjinekologjisë, nuk hyjnë gratë shtatëzëna.
Kjo pjesë që nga e premtja është ndarë për pacientët që janë të dyshuar me Covid 19.
21 shtretër të repartit të Operativës në Klinikën Gjinekologjike janë të destinuar për pacientët që kanë simptoma të koronavirusit.
Gjinekologu Zef Ndrejaj, thotë se kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe është bërë vetëm për një arsye.

Po ashtu, brenda Klinikës ekziston një tjetër repart, ai i Konzervativës ku trajtohen shtatëzënat pozitive me virusin Korona.
Aktualisht aty janë tri gra të konfirmuara pozitive.
E gjatë së shtunës, nga gratë që qëndrojnë aty ka pasur ankesa në lidhje me kontaktin e mundshëm me këta pacientë.
Ndrejaj pohon se ashensori është i përbashkët, por ai thotë se edhe mjekët që i trajtojnë janë të njëjtit.
Vetëm deri në orën 12 në Klinikën e Gjinekologjisë të shtunën janë realizuar 10 lindje.
Në këtë Klinikë aktualisht po qëndrojnë 260 gra që presin të lindin ose që kanë lindur tashmë.