Në vend për momentin aktivë janë gjithsej 3.700 raste të COVID-19, më shumë raste janë regjistruar në Shkup 1.426. Sipas distribuimit të rasteve aktive sipas komunave në Shkup më shumë ka në Çair-168 Aerodrom-161 dhe Kisela Vodë 158.
Gazi Baba ka 139 raste aktive, Qendra dhe Karposhi nga 128, Shuto Orizara 113, ndërsa Gjorçe Petrovi 101.
Vijojnë komunat me më pak se 100 raste aktive në territorin e tyre:-Çair- 168• Aerodrom – 161• Butel – 92• Gazi Babë – 139• Qendër – 128• Karposh – 128• Saraj – 70• Kisella Vodë- 158• Gjorçe Petrov – 101• Studeniçan – 54• Shuto Orizare – 113• Haraçinë – 24• Ilinden – 23• Petrovec – 17• Çuçer Sandevë – 10• Sopishtë – 20• Zelenikovë- 8• Të huaj – 4• Të papërcaktuar – 4.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 10.891, numri i pacientëve të shëruar është 6.698, numri i vik*timave është 493. Sipas buletinit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë,në 24 orët e fundit janë bërë 1.621 teste të regjistruara janë 138 raste të reja të COVID-19, prej tyre më shumë janë në Shkup – 47 të infektuar të rinj.