Urime festa e Kurban Bajramit!
Në emër të studentëve, stafit akademik dhe të punësuarve të tjerë në Universitetin e Tetovës, të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroj festën e Kurban Bajramit.
Situata e përgjithshme me pandeminë Covid -19, si asnjëherë me parë na obligon që edhe gjatë këtyre ditëve festive, t’u përmbahemi protokolleve të veçanta të aprovuara nga autoritetet kompetente shëndetësore.
Le të jetë kjo festë motiv për përforcimin e besimit tonë dhe të zemrave tona drejt qëllimeve të larta njerëzore dhe devotshmërisë, për të siguruar progres në këtë botë dhe shpëtim në botën tjetër!
Uroj që kjo festë të na shërbejë si moment i vetëdijësimit tonë që ta respektojmë njëri – tjetrin, dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore!
REKTORI
Prof. Dr. Vullnet Ameti