Autoritetet shëndetësore në Shqipëri bëjnë të ditur se në 24 orët e fundit nga gjithsej 507 testime të realizuara, 92 raste kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Brenda 24 orëve janë regjistruar edhe 4 viktima.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë realizuar 40 699 testime, prej të cilëve 5197 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Shqipëria për momentin ka 2160 raste aktive me Covid-19, ndërsa betejën me koronavirusin e kanë humbur gjithsej 154 pacientë.