Nisin hulumtimet për mjekim të Covid-19 me serum të zhvilluar nga antitrupat e kuajve

Në Argjentinë kanë filluar kërkimet klinike për mjekim të Covid-19 me serum hiperimun të zhvilluar nga antitrupa të kuajve.

Serumin që e prodhon ndërmarrja bioteknologjike “Imunova” merret me injektimin e proteinës së SARS-Kov-2, e cila bën që kali të prodhojë një sasi të madhe të antitrupave neutralizues. Pastaj, plazma nxirret nga kali, pastrohet dhe përpunohet.

Pas rezultateve pozitive të testeve laboratorike, 242 persona morën pjesë në kërkimet klinike të efikasitetit të serumit, të cilët ishin diagnostikuar me koronavirusin e ri nga gjendja mesatare deri tek e rëndë.

Rezultatet e para priten në tetor, më së voni në nëntor.

Në Argjentinë, pothuajse 175.000 njerëz janë regjistruar me Covid-19, nga të cilët rreth 3.200 kanë vdekur.