Zjarr i madh mbi fshatin Haraçinë digjet deponia e fshatit


Në orët e mbrëmjes ka shpërthyer një zjarr i madh mbi fshatin Haraçinë, ndërsa sipas informacioneve nga organet kompetente po digjet deponia e shatit. Ekipet e zjarrfikësve tashmë janë në vendngjarje dhe po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin.

Nga videot që janë publikuar në rrjetet sociale, është e qartë se bëhet fjalë për për zjarr që ka kapluar një hapësirë të madhe e që shihet edhe nga pjesa e kundërt e Shkupit.

KOmandanti i Brigadës Territoriale kundër Zjarreve – Shkup, Vlladimir Simonovski ka thënë për MIA-n se zjarri është paraqitur në orën 20:10 dhe në terren janë dërguar tetë zjarrfikës.