Është ndërprerë importi i 63 tonëve mish pule nga Polonia


Është ndërprerë importi i 63 tonëve mish i pulës nga Polonia në mënyrë që të mos futet virusi i influencës së lartë patogjene në vend. Siç informoi Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) për MIA-n, bëhet fjalë për tre dërgesa të mishit të pulës mekanik pa eshtra (MOM) që duhej të “futej” përmes vendkalimit kufitar Tabanoc.

Importi është ndërprerë, ndërsa dërgesat janë asgjësuar në mënyrë të padëmshme nëd eponinë e Drisllës.

“Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari ishin pjesë aksionit të madh OPSON 9 të INTERPOLIT dhe Europolit, ku Republika e Maqedonisë së veriut mori pjesë së bashku me 82 shtete. Aksioni u realizua nga dhjetori 2019 deri në qershor 2020, ndërsa theksi ishte vënë në tregtinë me ushqim dhe pije të falsifikuara dhe jocilësore. Në kuadër të kompetencave të definuara ligjore, veterinarët zyrtarë në vendkalimin kufitar, në drejtim të mbrojtjes nga futja e virusit të influencës së lartë patogjene në Republikën e Maqedonisë ë Veriut, parandaluan import të tr dërgesave me nga 21 tonë mish pule mekanik pa eshtra që rrjedhin nga rajone në Poloni, të cilat për shkak të kësaj sëmundje, janë ndaluar për import”, thonë nga AUV.

Në mars të këtij viti shërbimet inspektuese të Agjencisë, në kuadër të aksionit OPSON 9 të INTERPOLIT he Europolit, konstatuan mangësi edhe tek një operator me ushqim i cili kishte importuar mbi 20 ton përpunime nga mishi me prejardhje nga Holanda. tek ai , me hulumtime laboratorike është konstatuar se ekzistojnë mospërputhje tek prodhimi i deklaruar.

Nga sasia e përgjithshme e importuar e përpunimeve të mishit, rreth 17 tonë janë kthyer tek eksportuesi nga Holanda, ndërsa mbi 1,7 tonë përpunime nga mishi, të importuara në mars të këtij viti, janë asgjësuar në mënyrë të padëmshme.