‘Barte maskën – ku ta çojmë o Institut’: Sqarime rreth gabimeve trashanike të Institutit rreth publikimeve të lajmeve me Covid-19

Faqja më e vizituar e Facebook-ut në Kosovë tash për tash është ajo e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës. Mirëpo me gjithë peshën publike që ka shumë nga shkrimet e asaj faqeje janë skandaloze dhe me gabime të rënda gjuhësore me të cilat çedukohen qyetarët sa i përket përdorimeve e shprehjeve të sakta gjuhësore.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë i Kosovës, që çdo ditë sjell përditësimin e lajmeve rreth koronavirusit edhe emrin e vet e të faqes e ka të shkruar gabim. Në një kërkim të thjeshtë në këtë rrjet social atë e gjen si “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës” titull ky i shkruar gabim e që duhet të ishte “Insituti Kombëtar i Shëndetësisë i Kosovës”.

Gabimet gjuhësore të Institutit nuk u kanë shpëtuar vërejtjeve të faqes “Vërejtje dhe rregulla gramatikore”, e cila tash e gjashtë vjet merret me përmirësimin e gabimeve gjuhësore të bëra nga faqet e institucioneve dhe të fytyrave publike. Këtë faqe e drejton gjuhëtari prof. Ilmi Rexhepi.