Përfundoi marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci”.
Marshi kishte nisur nga parku i Çairit dhe përfundoi para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ku përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan të dënohet, siç thonë ata vjedhja e votës shqiptare nga BDI-ja.
Koalicioni “Tash është koha” kërkon që me ndihmën e BE-së të fillojë, siç thonë ata procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor.