Shefi i Departamentit për Mjekësi Humane brenda Agjencisë Austriake për Siguri të Ushqimit (AGES) Franc Alerberger vlerëson se shkalla e infektimit me koronavirusin në vendet e Ballkanit Perëndimor është 50 për qind.
Alerberger për javoren vjeneze “Profil” deklaroi se konsideron se infektimi në Ballkan është dhjetë herë më i madh sesa që tregojnë shifrat zyrtare.
“Popullata lokale në Vuhan apo Ishgëll ka pasur këtë shkallë të infektimit” tha ai duke përkujtuar se në qendrën e skijimit në Ishgëll e cila ishte vatër evropiane në fillim të pandemisë shkalla e infektimit ishte 43 për qind sipas testeve serologjike.
Austria i vendosi vendet e Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve me rrezik të lartë lidhur me infektimin me koronavirusin.