Autoritetet saudite njoftuan mbërritjen e haxhinjëve në qytetin e shenjtë të Mekës për haxhin vjetor. Agjencia zyrtare e lajmeve SPA postoi fotografi të haxhinjve që mbërrinin në qytet, disa ditë para fillimit të këtij rituali.
SPA tha se Ministria e Çështjeve Islame ka përfunduar përgatitjet për të mirëpritur haxhinjtë në përputhje me protokollet shëndetësore për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Muajin e kaluar, autoritetet saudite njoftuan se më pak se 10 mijë besimtarë do të lejohen të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të pandemisë. Sipas protokolleve shëndetësore të shpallura nga Rijadi, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për haxhinjtë gjatë këtij rituali dhe hyrja në vendet e shenjta nuk lejohet pa leje.
Protokollet e shpallura nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përcaktojnë se haxhinjtë duhet të mbajnë rregullat e distancës fizike gjatë lutjeve dhe ritualeve dhe të shmangin grumbullimin. Me masat e reja haxhinjtë nuk do të lejohen të prekin Qaben këtë vit.
Haxhinjtë do të ngjiten në malin Arafat, i cili shënon kulmin e haxhit, më 30 korrik.Vitin e kaluar, rreth 2.4 milionë haxhinjë kryen haxhin, tregojnë të dhënat zyrtare. Arabia Saudite deri më tani ka regjistruar 266.772 infeksione, përfshirë 2.733 vd*ekje dhe 215.731 të shëruar.